Kylie Jenner nuk po e ndal festën.
Miliarderja gjatë javës së shkuar ka festuar ditëlindjen e 22-të dhe ka vendosur që të kalojë një javë feste me familjen e saj.
Ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ ka huazuar një jaht shumë luksoz për të kaluar këto ditë të bukura, jaht ky që kushton hiç me pak se 1 milion dollarë java, përcjell Gazeta Express.
Jahti duket si një hotel me të gjitha detajet, madje edhe pishinë me xhakuzi jashtë dhe tavolinë të madhe të ngrënies.
E fotografi nga brigjet Amalfi të Italisë nuk po ndalojnë, si nga Kylei ashtu edhe nga anëtarët e tjerë të pranishëm në këtë aventurë.
Kylie është një miliardere dhe nëna krenare e vajzës një-vjeçare Stormi Webster.
https://www.instagram.com/p/B1Hva_nHlWa/?utm_source=ig_web_copy_link