Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” në Ora News, tha se baza ushtarake e NATO-s që do të ngrihet në Kuçovë është më e rëndësishme se disa avionë rusë që blen Serbia.
Haradinaj: Rusia s’ka ndikim tek ne. Deklaratat e Putinit janë si ato MIG (avionë) që blen Serbia dhe kujton se me ato frikëson NATO-n. Unë mendoj se ajo baza në Kuçovë ka shumë më shumë rëndësi se ato MIG që vlen Vuçiç në Moskë. Shqiptarët janë botë e Perëndimit dhe këtë botë e udhëheq Amerika.