Një person nga Deçani ka tentuar të vetëdigjet, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku i njëjti kishte lagur tërë trupin me benzinë duke tentuar të vetëdigjet, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .
“Është arrestuar i dyshuari mashkull /Shqiptar me probleme psikike, pasi që i njëjti ushtruar dhunë psikike dhe frikësim ndaj familjarëve, njëherit i njëjti kishte lagur tërë trupin me benzinë duke tentuar të vetë –digjet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.