Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, një letër të dërguar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin para ditës së pavarësisë së Serbisë.
Putin ka dërguar mesazhe të mbështetjes për Serbinë duke dhënë edhe një mesazh për Kosovën.
Letra e plotë e Putinit:
“I nderuari president, pranoni përshëndetje të ngrohta me rastin e festës së juaj kombëtare – ditës së shtetit të Serbisë.
Në Rusi vlerësohen lartë raportet e partneritetit strategjik me Serbinë. Me kënaqësi ju them se bashkëpunimi i shteteve tona do të vazhdojë në mënyrë dinamike në fusha të ndryshme.
Dua që edhe njëherë t’ju falënderoj për pritjen e ngrojtë ndaj meje dhe delegacionit rus në Beograd. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombëtare.
Sinqerisht ju uroj shëndet të mirë dhe suksese, kurse popullit vëllazëror serbë – mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në vazhdim të letrës së Putinit.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq i është falënderuar Putinit për urimet e tij. Kurse, gjatë takimit me ambasadorin Çepurin kanë shqyrtuar temat e bashkëpunimit bilateral dhe marrëveshjet e diskutuara gjatë vizitës së fundit të Putinit në Beograd, transmeton lajmi.net.
Ambasadori Çepurin në emër të Putinit ka përcjell qëndrimin e presidentit në lidhje me çështjen e Kosovës duke thënë se vendimi për taksë ndaj mallrave serbe është hap i papërgjegjshëm nga Prishtina që ka cenuar dialogun dhe mbi të gjitha jetën e serbëve në Kosovë.