Fjalë Kyçe

Serbia nuk ndalet, vazhdon fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Serbia nuk ndalet, vazhdon fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka theksuar se janë duke vazhduar angazhimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka injoruar thirrjen nga shtetet e QUINT-it për ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai sot për “Tanjug” ka thënë se Ministria e Brendshme vazhdon angazhimin e madh për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, transmeton lajmi.net.

Stefanoviq ka thënë se Serbia nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe organeve të tjera udhëheq kampanjë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ajo parasheh biseda edhe me përfaqësues të shteteve që në asamblenë e kaluar të përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai kishin votuar për anëtarësimin e Kosovës, si dhe sigurisht me shtetet që kanë qenë kundër dhe ato që nuk abstenuan.