Takimi i ekipit negociator i cili ka filluar në ora 13:00 tashmë ka përfunduar.
Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, pas takimit, tha se më së largu deri nesër do të votohet nga ekipi i delegacionit draft-platforma e dialogut.
“Ne e kemi analizuar fjalë për fjalë platformën. Edhe njëherë në subjekte do ta dikutojmë në detaje dhe nesër jemi të gatshëm që të votohet nga delegacioni dhe të dorëzohet. Edhe presidenti edhe kryeministri i kanë pasur përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se nëse nesër votohet kjo platformë atëherë të premtën do të dorëzohet në Kuvend, shkruan Gazeta Alo.
“Është një platformë e mirë. Nëse nesër e votojmë të premten jemi të gatshëm ta dorëzojmë në Kuvend”.
Ndërkaq ai njoftoi se takimi i delegacionit do të mbahet nesër nga pra 15:00 ku pritet që ky draft të votohet./Gazeta Alo/