Protesta lidhur me rastin e Drenasit ka pasur edhe në Prishtinë, Drenas, Ferizaj dhe së fundmi në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i shoqëruar nga bashkëshortja Igballja dhe me bashkëpunëtorët të tij, nënkryetarin e Komunës, Besim Muzaqi dhe me drejtorin e arsimit Afrim Namani, i janë bashkuar sot protestës së nxënësve të shkollave të mesme të Vushtrrisë, për rastin e nxënëses nga Drenasi, që dyshohet se është keqpërdorur pikërisht nga ata që do të duhej të ofronin siguri për të.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë nxënës nga gjimnazi “Eqrem Çabej”, Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Bahri Haxha”. Pas protestës ata janë shpërndarë të qetë, njofton Komuna e Vushtrrisë.
Protesta lidhur me rastin e Drenasit ka pasur edhe në Prishtinë, Drenas, Ferizaj dhe së fundmi në Vushtrri.