Arrestohet i dyshuari që bënte falsifikimin e monedhave metalike.
Arrestohet personi i cili përmes aktiviteteve biznesore të tij në Prishtinë, ka vënë në qarkullim monedha të falsifikuara, thuhet në komunikatën për media.
Hetuesit e Policisë së Kosovës thonë së pas disa jave zhvillime hetimore, gjetën personin mashkull H.B, që bënte falsifikimin e monedhave metalike(euro).
Në pronësi të të dyshuarit janë gjetur monedha metalike në vlerë prej 580 euro, të cilat janë sekuestruar.
Ndërsa i dyshuari H. B. lindur në vitin 1968, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor për 48 orë./Gazeta Alo/