Fjalë Kyçe

Mësohet se si ndodhi aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Mësohet se si ndodhi aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital.

Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë. ndërkohë që në spitalin 8 shtatori janë pranuar gjithsejtë 33 persona.

Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve.

Ndërkaq konfirmohet se shoferi i autobusit i ka mbijetuar aksidentit dhe thuhet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

 

Lexoni edhe këtë:

http://gazetaalo.com/lajme/filipce-numri-i-viktimave-ka-shkuar-ne-13/