Në dyqanet ushqimore në Kosovë ka ende plot mallra të Serbisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për stoqe nga viti i kaluar, por edhe për mallra të futura pas aplikimit të masës 100 për qind. Madje konsumatorët kanë vërejtur edhe produkte që mbajnë etiketën e prodhimit në janar 2019.
Një rast të tillë e ka vërejtur edhe analisti ekonomik, Bekim Salihu nga Instiuti GAP, i cili shtron pyetjen se si mund të ndodhë një gjë e tillë.
Ky është postimi i plotë i Salihut:
Si është e mundur që marketet e Prishtinës janë përplot të mbushura me pije të gazuara që janë prodhuar në Serbi me datë 31 janar 2019. Çmimi i kësaj pije ishte për 0.3 euro me lirë se para vendosjes se taksës (çmimi për 2 litra 1.07 euro, para taksës produkti i njejtë ka pasur çmimin 1.10 euro)