Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës e Sigurisë së Kosovës.
Konkursi do të jetë i hapur prej 11 deri më 22 shkurt 2019.
Formularët për aplikim janë në dispozicion nëpër të gjitha kazermat e FSK-së si dhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë prej orës 09:00 – 15:00, deri në afatin e fundit për konkurrim.
“Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacionet e të rinjve pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, gjinore dhe racore”, thuhet në njoftim.