Me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur takimi mes ekipit negociator, kryeministrit dhe presidentit.
Siç raportohet, temë diskutimi pritet të jetë çështja e taksës dhe e dialogut me Serbinë.
Takimi ka filluar me një minut heshtje në nderim të viktimave të aksidentit në Maqedoni.
Kujtojmë, se edhe pas paralajmërimeve nga SHBA-të, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj po refuzon të pezullojë taksën ndaj Serbisë, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, pro një pezullimi dhe jo heqje të saj, janë shfaqur Kadri Veseli e Hashim Thaçi.