Fjalë Kyçe

Ky është premtimi i ministrit Tahiri për punëtorët e Shërbimit Korrektues

Ky është premtimi i ministrit Tahiri për punëtorët e Shërbimit Korrektues

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dalur për t’u takuar sindikalistët e Shërbimit Korrektues të Kosovës që ishin duke protestuar para Qeverisë.

Këtë protestues kishin shprehur pakënaqësitë e tyre me trajtimin që u ishte bërë me Ligjin e Pagave, shkruan lajmi.net.

Ata kishin kërkuar takim me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili edhe ka dalur për t’u takuar me ta.

Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se kërkesat e sindikalistëve janë realizuar deri në 60 për qind.

Siç bëri të ditur ai, pagat për punëtorët e Shërbimit Korrektues janë rritur për 25 për qind, nga 40 për qind sa kanë qenë kërkesa.

“Kërkesa ime ka qenë që paga juaj të rritet 40 për qind dhe shtesat të jenë të barabarta. Nga 100 për qind të këtyre kërkesave janë realizuar 60 për qind. Pagat janë rritur 25 për qind.  Kur është miratuar ligji unë kam thirr në takim ministrinë e Financave dhe MAP dhe ne do të kërkojmë që brenda kësaj periudhe sa na e lejon ligji, koeficentët të barazohen me policinë e Kosovës”, tha ai.

Tutje, Tahiri tha se ai si ministër do të jetë gjithmonë afër kërkesave të punëtorëve të Shërbimit Korrektues, dhe se nëse nuk do të kishte angazhim nuk do të arrihej as ajo rritje prej 25 për qind.

“ Unë jam gjithmonë afër kërkesave të tyre. Ne do të fillojmë angazhimin që koeficenti të fillojë me 2 nga 1.85, sepse mos të ishte ky angazhim, nuk do të ishte as kjo rritje. Keni një angazhim të madh dhe rrezikshmëri të madhe. Unë do të iu mbaj të informuar për çdo hap”, ka thënë ai.

Ndërkaq, protestuesit u shprehën se nuk kërkojnë paga mbi policinë, por vlerësimin e rrezikut dhe barazimin me Policinë e Kosovës.