Fjalë Kyçe

Po kalonte anën tjetër të rrugës përmes autostradës, vdes 54 vjeçarja

Po kalonte anën tjetër të rrugës përmes autostradës, vdes 54 vjeçarja

Në grua 54 vjeqare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, kur mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M., vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Gruaja në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes autostradës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.