Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kthyer në vëmendje edhe njëherë vendimin e koalicionit PAN për t’i vënë taksë shteti i Kosovës të gjitha produkteve të Serbisë.
Tahiri ka thënë se fillimisht kjo ide kishte qenë e deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Më pas ka thënë se kryeministri Haradinaj ka këkruar që të rritet në 30% e sipas tij më pas ka propozuar Kadri Veseli që taksa të rritet në 100%.
“Hoxhaj, ka dhënë një ide për 10%, pastaj ka ardhur një propozim nga Haradinaj që të bëhet 30% dhe më pas propozimi i Veselit ka qenë që të shkojë taksa në 100%”, ka deklaruar ai në T7.