Blero dhe Afrona po numërojnë ditët e fundit të beqarisë.
Blero Muharremi dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë muajin shtator dhe çifti vetëm se kanë filluar t’i shpërndajnë ftesat për natën më të rëndësishme në jetën e tyre, shkruan lajmi.net.
Ndër të ftuarit e dyshes është edhe Afërdita Dreshaj, këtë e ka konfirmuar vetë modelja me postimin e bërë në Instastory ku ka publikuar foton e ftesës së dasmës.
Ajo falenderoi dyshen për këtë ftesë duke thënë: “Vëllai im po martohet, faleminderit”.