Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Europian, ndërsa njofton se pjesë e kësaj konference do të jetë edhe komisioneri europian Johannes Hahn, transmeton Klan Kosova.
Kjo konferencë do të mbahet më 16 shkurt.
Përveç komisionerit Hahn dhe presidentëve Thaçi e Vuçiq, pjesë e konferencës do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë 35 udhëheqës botëror, 50 ministra të jashtëm dhe 30 ministra të mbrojtës.
Në mesin e tyre do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.