Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate dhe Shpend Ahmeti nga Partia Socialdemokrate, po zhvillojnë aktualisht një takim me të parin e kuvendit, Kadri Veseli.
Ata në takimin që ka nisur nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës, po diskutojnë për platformën e dialogut, të përpiluar nga komisioni.
Dyshja i ka dorëzuar kryeparlamentarit një kopje të platformës, për të cilën dje thanë se janë pajtuar të gjithë krerët e shtetit.
Tani mbetet që platforma të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës, për t’iu dërguar pastaj edhe Bashkimit Evropian dhe Serbisë.