Sindikata e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kosova ka lajmëruar se do të pezullohet greva në Aeroportin “Adem Jashari”, që është mbajtur ditëve të fundit.
SINKON thotë se grevën po e pezullojnë për shkak të bashkëatëdhetarëve që po kërkojnë t’iu mundësohet fluturimi në Kosovë për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë.
Përveç kësaj, në një deklarim të SINKON’it të marrë nga Televizioni 7, thuhet se kanë kjo sindikatë ka sinjale pozitive për plotësimin e kërkesave të tyre.
SINKON paralajmëron vazhdimin e grevës prej të premtes më 22 shkurt nga 12 orë gjatë ditës.
Ndërkaq në deklaratën e sindikatës së kontrolleve të Trafikut thuhet se urojnë që të mos ketë riaktivizim të grevës dhe të arrihet sa më shpejt marrëveshja për plotësimin e kushteve të tyre.