Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka ironizuar me medaljen presidenciale që presidenti Hashim Thaçi ia ka dhënë Blerina Kllokoqi-Rugovës, gruas së djalit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ismaili ka thënë se Thaçi më përpara do t’ia jepte një medalje presidenciale këngëtares serbe Ceca, sesa atij.
“Kur i kalon mandati qetij presidenti, be? Krejt ymytin për medalje presidenciale e kam te i ardhmi, se ky Cecës ma përpara ia jepë, se mue”, ka shruar Ismaili në Facebook.
Kreatorja e modës, Blerina Kllokoqi-Rugova,u dekorua sot me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e artit.
Megjithëse për këtë lajmin e dha vetë Thaçi përmes Facebook-ut, pak më vonë presidenti e fshiu postimin.