Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se sekretaren Albright e ka ftuar për vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Takimi me ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm.
Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë./Gazeta Alo/