Janë arrestuar dy persona të dyshuar në magjistralen Prishtinë-Pejë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta.
Policia ka njoftuar se gjatë një operacioni policor është arritur të sekuestrohen 393 copë kartëmonedha prej 100€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe 2 telefona dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/