Komuna e Obiliqit ka hapur një tender për furnizimin me një aparat të ujit.
Ndërsa me datën 9 gusht, Komuna kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë “Ujë Rugove”, për t’u furnizuar me aparat të ujit.
E ky aparat i ujit, kësaj komune i kushtoi 984 euro. Ky ishte çmimi më i ulët që u ofrua në tender.
Komuna paraprakisht kishte parashikuar se vlera e kontratës do të jetë 994 euro.