Në Munih të Gjermanisë po mahet Konferenca e Sigurisë.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme botërore janë edhe krerët shtetëror të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj si dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, raporton lajmi.net.
Pjesë e kësaj konference janë edhe liderët serbë.
Madje, gjatë ditës së sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.
Për takimin është bërë e ditur nga Michael Karnitschnig, i cili është bashkëpunëtor i Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.
Ndërkohë, nuk dihet për temat për të cilat janë diskutuar në këtë takim ku i pranishëm ka qenë edhe vetë Hahn.