Është publikuar videoja promovuese e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në videon promovuese, vajza 11 vjeçare, Pavarësia SOPA, e cila lindi në ditën e njëjtë, kur u shpall Pavarësia më 17 shkurt, 2008 flet për ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e 11-të të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Video është përgatitur nga Divizioni për Komunikim me Publikun i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndryshe, nesër Kosova shënon 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dhe për këtë datë janë paraparë një sër aktivitetesh.