Sekretari i SHBA-ve, Michael Pompeo ka ururar pavarësinë e Kosovës.
Përmes një deklarate të lëshuar për shtyp Pompeo ka thënë se SHBA-të mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hap dyert për një të ardhme prosperuese.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe njohja reciproke do të jetë thelbësore për Kosovën, shkruan Gazeta Alo.
Deklarata e plotë e Sekretarit të SHBA-ve, Michael Pompeo:
“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, unë e përgëzoj Kosovën derisa po festoni përvjetorin e 11-të si një komb sovran dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hap dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurtë në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrdhënieve me Serbinë, njohja reciproke si thelbin e saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Sigurimi i këtij vizioni kërkon gjithashtu hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duket ndihmuar Kosovën të hapë rrugën drejt integrimit të mëtejshme të Perëndimit. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fortë midis popullit tonë dhe do të mbështesin hapat e atyre që punojnë për të çliruar potencialin e madh të Kosovës” u shprehë Pompeo./Gazeta Alo/