Fjalë Kyçe

Gropa e krijuara nga ndërtimet në Fushë Kosovë, përdoren në vend të pishinave

Gropa e krijuara nga ndërtimet në Fushë Kosovë, përdoren në vend të pishinave

Ndërtimet e egra dhe pa masa mbrojtëse në Komunën e Fushë Kosovës po paraqesin problem për banorët e kësaj ane.

Në një video të dërguar nga një lexues i Insajderit shihet se si këto ndërtime po vënë në rrezik jetën e qytetarëve e në veçanti të fëmijëve. Teksa disa të rinj janë parë duke i shfrytëzuar gropa e mbushura me reshje shiu në vend të pishinave.

Siç edhe shihet nga pamjet uji është tejet i ndotur nga mbetjet e ndërtesave si dhe dheut.