Zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë qytetarët për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar si rezultat i sakrificës së shumë gjeneratave që lirinë dhe vlerat humane i kishin bazament, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar si rezultat i sakrificës së shumë gjeneratave që lirinë dhe vlerat humane i kishin bazament.
Shteti ynë do të forcohet dhe do ti shërbejë paqes dhe sigurisë së qytetarëve të vet dhe botës përgjithësisht.
Lavdi të rënëve./Gazeta Alo/