Futbollistët e përfaqësueses kanë uruar me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Futbollistët Hekuran Kryeziu, Fidan Aliti dhe Mërgim Voljvoda, kanë uruar përmes rrjeteve sociale 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Mërgim Vojvoda në urimin e tij ka shkruar “Urime Kosovë, vitet po ecin, emri po të rritet”.
Në anën tjetër, Hekuran Kryeziu zgjodhi një fotografi nga fusha e futbollit, teksa intonohet himni, të urojë Kosovën.
Kurse, Fidan Aliti uroi përmes një imazhi ku shihet duke festuar një prej golave, mbishkrimi që i la fotos ishte “Urime Kosovë”.