Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njëherit komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës para kalimit të paradës së FSK-së, ka thënë se ushtarët e FSK-së, janë krenaria e vendit.
“Ju ushatrë të FSK-së, jeni krenaria jonë, ju jeni dëshmia më e mirë e suksesit të shtetit tonë. 11 vite më parë kemi filluar rrugën e konsolidimit të shtetit ndërsa sot kemi një ushtri profesionale dhe multietnike, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe në botë. E mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës do të shërbejnë për të nderuar paqe në të gjitha vendet”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, paqen ia kemi obligim gjeneratave të reja.
“Paqen i’a kemi obligim gjeneratave të reja që do të vijnë, por e kemi obligim të u’a mësojmë edhe të kaluarën tonë. Sakrificat që kemi bërë për ta fituar lirinë. Rugëtimi ynë ëpr të dnërtuar shettin ka këkruar mencuri e dhunit, ka treguar se kur duhet të ndërmarrim veprime strategjike dhe kur duhet të bëjmë kompromise”, ka deklaruar presidenti në fjalimin e tij.
“Gjithmonë kur kemi qenë të bashkuar kemi fituar. Këtë vit duhet të marrim edhe një veprim strategjik për vendin, duhet të arrijmë marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, pra marrëveshje paqësore me Serbinë jo për të harruar të kaluarën”, ka shtuar ai duke thënë se për këtë vendim këkrohet bashkim dhe unitet.
“Edhe mund të arrijmë marërveshje paqësore, por nnë gjë duhet kuptuar, kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin që ka bërë Serbia e që për fat të keq nuk e ka marrë drejtësinë e duhur por herët a vonë ky gjenocid do të ndëshkohet”, ka thënë presidenti Thaci.
Sipas presidentit Thacit, në rrugëtimin tonë për shtetësi është një faktor tjetër e ky ëhstë partneriteti me vendet mike të Kosovës.
“Në rrugëtimin tonë ëpr shtetësi është një faktor tjetër e ky është patenriteti me vendet ndërkombëtare. Ky partneritet është i bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta, në të drejtën për liri, barazi e prosperitet. Sa herë kemi qenë të bashkuar me partnerët tonë ndërkombëtarë kemi dal fitimtar. Edhe nëse vendiemet ndonjëherë janë dukur të vështra dhe të rënda por historia ka treguar se kanë qenë vendime të duhuar. Për Kosovën mbetet thelbësore që të ruajmë partneritetin me aletatë tonë”, ka deklaruar i pari i shtetit, shkruan Gazeta Alo.
Ai ak thënë se në këtë datë përkujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar për lirinë e këtij shteti./Gazeta Alo/