Në sheshet e Prishtinës sot parakaluan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Trupat e FSK-së sot për herë të parë parakaluan si Ushtri e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Kjo ceremoni u zhvillua për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Parakalimi ka nisur nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundoi në sheshin ‘Ibrahim Rugova’.
‘Parakalim’ pati edhe në qiellin e Prishtinës përmes disa parashutistëve.