Fjalë Kyçe

Në Beograd promovohen shtetet që e kanë çnjohur Kosovën

Në Beograd promovohen shtetet që e kanë çnjohur Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot ka marrë pjesë në atë që ai e ka quajtur promovim të shteteve që e kanë çnjohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiqi me këtë rast ka thënë se Serbia ia ka dalë që çështjen e Kosovës ta kthejë në rend dite dhe ka shtuar se Serbia lidhur me statusin e Kosovës nuk do të bëjë asgjë që do të rrezikonte interesat shtetërore të Serbisë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë me përpjekjet për çnjohje të Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas Daçiqit, SHBA-ja e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, pasi, ka thënë ai, Washingtoni tash po angazhohet për kompromisin ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Duke folur për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, siç përcjell FoNet, Daçiq ka thënë se “qëkur është ministër, vetëm 9 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa 13 sosh e kanë tërhequr këtë njohje.

Ai ka thënë se gjatë 11 vjetëve të pavarësisë, Kosova nuk ia doli të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së dhe as e UNESCO-s e Interpolit.

Para promovimit të shteteve që e kanë tërhequr njohjen, është emetuar muzikë nga ato vende, ndërsa pjesëmarrësve u është dhuruar çokollatë e mbështjella me famujt e atyre vendeve.

Sipas Daçiqit, njohjen e Kosovës e kanë tërhequr Sao Tome e Principe, Suriname, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papu Guineja e Re, Lesoto, Komonvelthi Dominika, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau dhe Grenada.