Mediat në Beograd shkruajnë se Serbia nuk e pranon mënyrën e marrëveshjes me Kosovën, të cilën ua ka kërkuar përmes letrës që i ka dërguar presidentit serb, Aleksander Vuciq. Sipas tyre, SHBA po e kurthon Serbinë që ta njohë Kosovën.
Beogradi nuk do të pranojë ofertën perfide të presidentin amerikan për njohjen e Kosovës, të cilën në mënyrë hipokrite ia ka bërë presidentit Aleksander Vuciq, shkruan novosti, transmeton Gazeta Express.
Sipas novosti, kjo thirrje që bëhet në vigjilje të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës është skandaloze, dhe pala serbe atë e sheh si ‘aksion të sinkronizuar’ për ta vënë në kurth Serbinë për ta pranuar pavarësinë e Kosovës.
Ndryshe, presidenti Trump në ditën kur i ka shkruar Hashim Thacit për t’ia uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës letër i ka shkruar edhe presidentit serb.
Ai u ka kërkuar edhe njëherë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje brenda këtij viti.