Në 11-vjetorin e Pavrasisë së Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se disa nga serbët duhet të turpërohen. Në reagimin e tij kreu i shtetit serb ka theksuar se nuk mund të spekulonte se kur mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën e aq më pak sot kur po e feston 11 vjetorin e pavarësisë së saj.
“Ndërsa Prishtina feston 11 vjet pavarësi, Serbia po përpiqet të ruaj interesat e saj si dhe paqen e stabilitetin. Shpresoj se disa në vendin tonë të cilët nuk mundën ta parandalojnë pavarësinë e Kosovës të heshtin të paktën 24 orë”, ka thënë Vuçiq.
Gjithashtu në fjalën e tij në një konferencë në Mynih, Vuçiq ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, ku ka thënë se nuk është hera e parë që dëgjon deklarata të tilla mirëpo nuk duhet të rrinë dhe të presin se si do e vazhdojnë politikën.