Fjalë Kyçe

Veseli përuron Palestrën Sportive në Shtime

Veseli përuron Palestrën Sportive në Shtime

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ish-ambasadorin William Walkder si dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, kanë përuruar Palestrën Sportive në Shtime.

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, së bashku me ish-ambasadorin William Walkder si dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, kanë përuruar Palestrën Sportive në Shtime, shkruan lajmi.net.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për qytetarët e Shtimes, sot është festë e dyfishtë.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Në këtë ditë feste, për qytetarët e Shtimes kishte edhe një gëzim më shumë.

Bashkë me ambasadorin Walker, krerët e komunës, ministrin Gashi dhe shumë qytetarë, përuruam Palestrën Sportive të qytetit, një objekt modern që do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për sportistët e kësaj komune që të zhvillojnë talentin e tyre.

Në Shtime dhe qytete tjera, do të rriten investimet në sport dhe kulturë.