Shumë qytetarë kishin shkuar për homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Atyre iu prinë krerët e shtetit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndërkohë në Mitrovicë festa ishte e zbehtë, qytetarët shprehen pesimist për çështjen e bashkimit.
Në duar po valëvit flamurin kuq e zi…Bashkë me gjithë familjen e tij nga Suhareka, Noari zgjodhi të vizitoj kompleksin memorial “Adem Jashari”, gjatë së dielës.
E flamuri kombëtar dominoi brenda gjithë hapësirës së këtij kompleksi.
Rrugë për në Prekaz morën edhe qytetarë nga Malisheva.
Dikush e bëri të pamundurën që të vijë nga Vitia për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë në Prekaz.
Kompleksin e vizituan edhe disa të rinj nga Vushtrria.
Madje Lavdie Abazi kishte ardhur me uniformë.
Gjithë këtyre homazheve iu prinë krerët e shtetit.
Pasi vendosën kurora, Presidenti kishte dy fjalë.
Ndërkohë që në Prekaz valëvitej flamuri kuq e zi, në Mitrovicë, rrugët ishin mbushur me flamurin e shtetit të Kosovës.
E gjithë kjo përfundonte pak përtej urës që ndan qytetin.
Megjithatë situatën në këtë qytet e sheh shumë pozitive kryetari Agim Bahtiri.
Madje sipas tij, Mitrovica do të bashkohet.
Por njëjtë nuk besojnë qytetarët.
Gjatë së dielës u bënë 11 vite prej kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.