Ushtarja e Kosovës tregon si fitoi në trajnimin në Gjermani me palosjen e bluzës për dy sekonda
Për nder të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës, në KTV të ftuara ishin dy ushtare të Kosovës, rreshtere Ermira Statovci dhe tetare Donjeta Krasniqi.
Ato kanë rrëfyer për prezantimet jashtë vendit, përgatitjet, emocionet dhe pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës në trajnime në mesin e ushtrive nga e mbarë bota.
Madje, Statovci tregon për pjesëmarrjen në një trajnim në Gjermani. Sipas saj, të gjithë kishin menduar se ajo do të dështojë në prezantimin e Kosovës, por ajo kishte arritur të bindë rreshterin dhe tema e saj për palosjen e bluzës për dy sekonda ishte fituesja.