Fjalë Kyçe

Limaj deklarohet pas takimit me Mustafën

Limaj deklarohet pas takimit me Mustafën

Kreu i Nismës është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së Isa Mustafa, shkruan GazetaAlo.

Ai nuk e ka konfirmuar një koalicion mes NISMËS dhe LDK-së.

“Folëm edhe për rëndësinë e procesit zgjedhor. Kosovën e presin tema të rëndësishme, duhet të jemi të kujdesshëm në fazën parazgjedhore. Kosovës i duhet një qeveri e cila kryen pune. Është një moment i rëndësishëm dhe vendi mjaft ka humbur. Është momenti që vetë procesi zgjedhor të karakterizojë seriozitetin për qeverinë e ardhshme. Nuk është mirë që fushatat të bëhen me patriotizëm e pastaj të veprohet krejt ndryshe”, u shpreh Limaj pas këtij takimi.