Fjalë Kyçe

Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor në mes PSD-AAK

Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor në mes PSD-AAK

Shpend Ahmeti pas takimit të nënshkrimit të marrveshjes për koalicion parazgjedhor ka folur në një konferencë për media, shkruan GazetaAlo.

Ai ka thënë se është arritur marrëveshje për zgjedhjet të vitit 2019 PSD dhe AAK , ku do të garojnë bashkë.

“Ky është një bashkëpunim edhe politik edhe zgjedhor duke i marrë parasysh edhe disa vija të bashkëpunimit qe i kemi pas viteve të kaluara por që janë zgjeruar në fusha të tjera me të cilat ne do të garojmë me nje program të përbashkët qeverisës, është shprehur Ahmeti

Në këtë betejë ne sot po i bashkojmë forcat si PSD dhe AAK me synimin kryesor që t’i fitojmë zgjedhjet me një program të përbashkët qeverisës, tha tutje Ahmeti.

Unë e falenderojë AAK-në për këtë negocim të suksesshëm edhe në këshillin drejtues te AAK dhe PSD , jemi dakorduar të garojmë me nje listë dhe bartës i kësaj liste të jetë Ramush Haradinaj, ka thënë Ahmeti gjatë kësaj konferenceje për shtyp./GazetaAlo/