U deshën pak minuta pasi që në televizion u transmetua një kronikë që tregonte se një banori të Podujevës ia kishin vjedhë dy lopë me të cilat ai po mbante familjen që njerëzit vullnet mirë të mobilizoheshin që t’i ndihmonin.
Fitim Rakovica nga fshati Dumosh i Podujevës që po rriste katër fëmijë me asistencë sociale e nga shitja e qumështit të këtyre lopëve siguronte jetesën, nën lot, tregoi para televizionit T7 se nuk e dinë si do të gjejë zgjedhje për të vazhduar të dërgojë ushqim në shtëpi.
Kjo kronikë preku shumë persona të cilët u mobilizuan për t’i ndihmuar Fitimit, e sot gjatë ditës të njëjtit ia blenë dy lopë.