Fjalë Kyçe

Rreth 4 mijë mësimdhënës kërkojnë kthimin e Ligjit për Paga në Kuvend

Rreth 4 mijë mësimdhënës kërkojnë kthimin e Ligjit për Paga në Kuvend

Rreth 4 mijë nënshkrime janë mbledhur nga mësimdhënësit e ciklit fillor të klasave të para deri në të pestën.

Me anë të këtij peticioni, mësimdhënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me koeficientin që ua përcakton atyre pagat më të ulëta se mësuesit e klasave gjashtë deri nëntë, raporton KTV.

Gjithashtu, këta mësues nëpërmjet peticionit shprehin pakënaqësinë ndaj vendimit të SBASHK-ut për ndërprerje të grevës pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Ky peticion do të dërgohet të martën në disa nga institucionet e Kosovës.

Kurse, sipas Lanit, disa mësimdhënës, të cilët edhe kanë nënshkruar peticionin, kanë bërë thirrje që të kompensohen orët e humbura gjatë grevës.

Ndërsa, Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur se kur do të zëvendësohen orët mësimore të humbura.

Të gjithë mësimdhënësit nëpër shkollat e Kosovës kanë mbajtur grevë tri javore, për shkak të pakënaqësive me sistemimin e tyre në kuadër të Ligjit për paga.