Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë.
Isufi ka thënë ndajnë pikëpamje të ndryshme me PDK-në për taksën, pos sipas tij tërheqja mbrapa do të ishte gabim i madh për Kosovën, për RTV Dukagjini.
Sipas Isufit, edhe nëse zgjedhjet shpallen nesër AAK është e gatshme dhe në pozitë të mirë.
“Çdo moment mund të jetë i volitshme, kujt i konvenojnë. AAK është e gatshme të shkon në zgjedhje edhe nëse ato shpallen nesër. Koalicioni ka prodhuar efekte, pasi ka formuar Ushtrinë dhe ka nxjerrë ligje të rëndësishme për këtë vend”, tha ai.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se nuk i kanë problem zgjedhjet, sepse partia e tij ka qenë konsekuente në qëndrimet e saj.
“Që sot jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Nuk e kemi problem. Zgjedhjet janë në favorin tonë, pasi kush qëndron konsekuent në qëndrimet e veta, normalisht ka përkrahje. Ne shohim përkrahjen e qytetarëve për taksën, ushtrinë etj., prandaj nuk iu frikësohemi zgjedhjeve”.
Isufi ka thënë se pavarësisht si e nxjerrin sondazhet AAK-në, ata shohin ngritje të madhe të mbështetjes popullore.
“Por, nuk duam të spekulojmë më shifra, pasi sondazhet ndonjëherë edhe mund të jenë të porositura”, tha ndër të tjera Ahmet Isufi.