Një person është therrur me thikë në Prizren, me këtë rast Policia ka arrestuar të dyshuarin, shkruan Gazeta Alo.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga i dyshuari K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” /GazetaAlo/