Në rrugën “Vojvoda Putnik”, të Mitrovicës Veriore dje ka ndodhur një shpërthim.
“Raportohet se pranë një lokali pronë e viktimës mashkull K/Boshnjak ka ndodhur një shpërthim”, thuhet në raportin policor.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar lokali dhe një veturë e cila ishte e parkuar.
Sipas raprotit 24 orësh të policisë, njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha dëshmitë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar./Gazeta Alo/