Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Projektligji për Qeverinë rregullon jo vetëm numrin e resorëve dhe të të emëruarve politik, por edhe përgjegjësitë e tyre.
Ndërsa, tha se në Kosovë është krijuar një traditë dhe njohje për qeverisje, shkruan Gazeta Alo.
Këto komente, kryeministri Haradinaj i bëri pas mbledhjes së grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Qeverinë, duke thënë se beson që ky ligj do të jetë më i miri në rajon.
“Me këtë projektligj nuk e bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të të punësuarve, por edhe saktësohet marrja e përgjegjësive dhe mënyra e marrjes së detyrave”, është shprehur Haradinaj
Haradinaj, tha se kanë nxjerr mësime si duhet të veprohet me qeverisjen në vend./Gazeta Alo/