Fjalë Kyçe

Serbia hapë ambasada në ato vende që nuk e pranojnë Kosovën

Serbia hapë ambasada në ato vende që nuk e pranojnë Kosovën

Rrjeti diplomatik-konsullor i Serbisë, siç shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, do të zgjerohet me shtatë përfaqësi në rajonin e Karaibeve, në Amerikën Jugore dhe në Lindjen e Largët e të Afërme.

“Me rastin e zgjedhjes së vendit për përfaqësi diplomatike më së shumti i është kushtuar rëndësi realizimit të njërës nga qëllimet më kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit”, citon kjo gazetë burimin, “kështu që janë zgjedhur vendet të cilat kanë tërhequr njohjen ose që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, transmeton Koha.net.

Serbia aktualisht ka 69 ambasada, shtatë misione të përhershme dhe 24 konsullata.