Marina Vjollca dhe motra e saj Luana janë duke i shijuar maksimalisht pushimet.
Bazuar në disa imazhe të publikuara në rrjete sociale, këngëtarja Luana Vjollca dhe motra e saj Marina janë duke pushuar në një vend turistik, shkruan lajmi.net.
Ato po i shoqëron motra tjetër Lira me të cilën janë shumë të lidhura dhe këtë e kanë bërë të ditur shumë herë.
“Me të preferuarën e saj”, ka shkruar Luana në njërë prej fotografive. Ato nuk kanë treguar se në cilin vend ndodhen mirëpo bazuar në një imazh të Getit të cilin e ka postuar në Instagram ka gjasë që edhe motrat Vjollca të jenë bashkë me të në Austri.