Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk mund ta komenton fjalimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të mbajtur në Kuvend për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i cili po atë ditë ka thënë se Qeveria nuk rrëzohet për shkak të taksës por vetëm për shkaqe të tjëra
Ndërsa, ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje kurdo që Kuvendi i siguron 61 vota për t’a rrëzuar qeverinë, por jo tani.
“Nëse nesër thirret një seancë dhe ka 61 vota kuptohet shkojmë në zgjedhje dhe vazhdon jeta. Zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë, nuk do të thotë që Kosova bën përjashtim, për zgjedhje nuk ka nevojë me u bë nervoz, mjafton me marr vendime politike, Unë jam i gatshëm me punu por nëse Parlamenti vendos ashtu unë e respektoj’, ka thënë Haradinaj.
Kurse, ka deklaruar se që nga shënimi i ditës së pavarësisë nuk është parë me kryetarin Veseli, por thotë se nuk ia ka kërkuar zgjedhjet.
“Nuk jemi parë me kryetarin Veseli, nuk më ka kërku me u mbajt zgjedhjet por nëse ma kërkon është e drejtë legjitime, Unë nuk po kërkoj zgjedhje. Nuk ka iniciativë, sikur të kisha do ta kisha kry deri tash. Porositë nuk bëhen kështu, tash jemi të rritur, nëse dikush ka një plan të caktuar pesë minuta dhe merremi vesh. Unë jam i mandatuar me punu. Disa punë janë më të rëndësishme e disa janë më pak’, ka thënë kryeministri.
Këto komente, Haradinaj i bëri pas mbledhjen së Qeverisë në një konferencë për media./Gazeta Alo/