Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se për tema të caktuara konsultohet edhe më dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen.
Sa i përket kërkesës së këtyre dy subjekteve për shkuarje sa më të shpejtë në zgjedhje dhe refuzimin për të marrë pjesë në procesion e dialogut, Haradinaj ka thënë: “Ata nuk i largojnë zgjedhjet duke marrë pjesë në dialog. Mund t’i përshpejtojnë zgjedhjet”.
“Nëse heqim disa tema të rënda, shkojmë në zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presionin e temave të rënda për vendin”, ka thënë Haradinaj.
“Edhe LDK edhe Vetëvendosje duhet të kyçen në dialog që t’i heqim këto tema dhe zgjedhjet të jenë për rritje ekonomike, arsim e çështje të tjera”./Gazeta Alo/