Fjalë Kyçe

Delegacioni i Parlamentit Evropian detyrohet ta vizitojë Kosovën

Delegacioni i Parlamentit Evropian detyrohet ta vizitojë Kosovën

Një delegacion i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

Një delegacion i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), do të vijë në Kosovë më 1 mars, transmeton lajmi.net.

Burime të mediumit serb “Tanjug”, bëjnë me dije se delegacioni i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister, fillimisht do të qëndrojë në Serbi.

Siç shkruan ky medium, delegacioni i Parlamentit Evropian do të qëndrojë në Beograd më 27 dhe 28 shkurt dhe më 1 mars do të udhëtojnë për në Prishtinë.

Mësohet se vizita e këtij delegacioni nuk do të ketë ndonjë temë specifike, por pritet që deputetët dhe zyrtarët e brendshëm do të përqendrohen në reformat në procesin e euro-integrimit dhe vazhdimin e një dialogu mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas këtij mediumi, Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian kohët e fundit e ka kritikuar Kosovën për mungesën e bashkëpunimit me BE-në në lidhje me taksën e vendosur ndaj Serbisë si dhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës gjatë debatit mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë.